All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ambasadori gjerman: Shembja e nxituar e Teatrit, e vështirë për t’u kuptuar

Nga A2 CNN
17 Maj 2020, 14:19 | Aktualitet
Ambasadori gjerman: Shembja e nxituar e Teatrit, e vështirë për
All - Paragraf - 1

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf, reagoi për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke e konsideruar këtë gjë si të nxituar dhe të vështirë për t’u kuptuar.

“Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme”, shprehet Zingraf.

All - Paragraf - 3

Sipas ambasadorit gjerman, “ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas”.

“U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje”, theksoi Peter Zingraf. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos