Reforma zgjedhore është gjithmonë në llupën e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.
Kjo dëshmohet edhe sot me postimin e profilit të ambasadorit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, i cili e ka cilësuar reformën zgjedhore si “një hap i rëndësishëm në rrugën për integrimin në BE”.
Ambasadori i kërkon partive politike të tregojnë “përgjegjësi dhe të finalizojnë në Parlament punën e mirë të bërë në komisionet përkatëse, duke kaluar amendamentet e duhur të kodit zgjedhor”. (A2 Televizion)