Andoni për protestën kundër Ballkanit të hapur: E rregullt, arriti objektivin, na kishin munguar të tilla

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2021, 20:50 | Politikë
Andoni për protestën kundër Ballkanit të hapur: E rregullt,

Analisti Ben Andoni e cilësoi si të suksesshëm protestën e sotme para kryeministrisë, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për të protestuar për vizitën  e Aleksander Vucic në Shqipëri, në kuadër të Open Balkan, por edhe për çështjen e inceneratorëve.  

“Ne mendimin tim protesta ishte e kuruar, në formë ishte e gjetur, pjesëmarrja e mirë,  dhe e arriti objektivin e tij. Ata treguan se kanë karburant për protesta të tjera”, tha Andoni.

Sipas Andonit Ballkani i Hapur, përtej disa masave që mund të jenë edhe interesante, nga pikëpamja e impaktit politik në rajon është shqetësues.

“Nga ana politike, mbart probleme të mëdha. E parë nga kërcënimi me forcë që ka bërë Serbia, duke thyer edhe marrëveshjen e Kumanovës,  së dyti për armatosjen që po bën Beogradi, më pas për ngritjen e sferës serbe. Në këtë kauzë, që më shumë ishte për të treguar potencialin e protestës, mori më shumë peshë protesta ndaj Vucic sesa çështja tjetër, ajo e inceneratorëve.  

Kjo ishte një e metë, sipas tij. “Mu duk e pagjetur të bashkosh një kauzë  të madhe si inceneratorëve me Open Ballkan. Prisja që të kishte përballje më të thella për inceneratorët, që janë një problem shumë i madh për Shqipërinë”, tha Andoni në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos