
1539 – Spanja anekson Kubën. Ishulli i Kubës ishte i banuar nga fise të shumta autoktone para zbulimit nga eksploruesi italian Cristofor Colombo, në vitin 1492. Pas mbërritjes së tij, Kuba u bë koloni spanjolle. 
1832 – Shkrimtari amerikan Edgar Allan Poe shkroi tregimin e tij të parë të shkurtër, “Metzengerstein”. 
1919 – Lindi në Romë Giulio Andreotti, tri herë kryeministër i Italisë dhe mbajtës i shumë posteve qeveritare përgjatë viteve. 
1943 – Franklin D. Roosevelt dhe Winston Churchill fillojnë Konferencën në Casablanca të Marokut, për të diskutuar strategjinë për fazën e ardhshme të luftës. Në këtë zhvillim, Roosevelt bëhet presidenti i parë amerikan, që udhëton me aeroplan, kur shkoi nga Majami në Marok për t’u takuar me Churchill. 
1973 – Koncerti i Elvis Presleyt “Aloha” nga Hawaii transmetohet drejtpërdrejtë me satelit, duke vendosur rekord në shikueshmëri të një këngëtari solo, në historinë e televizionit. 
1994 – Presidenti amerikan Bill Clinton dhe ai rus Boris Yeltsin nënshkruan Marrëveshjen e Kremlinit. 
2000 – Një vendim i gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krime lufte, dënon pesë kroatë boshnjakë me deri në 25 vjet burgim për vrasjen e mbi 100 myslimanëve në një fshat të Bosnjës në vitin 1993. 
2012 – Qeveria shqiptare prezanton zyrtarisht logon për 100 vjetorin e pavarësisë. Logoja u realizua nga Zeni Ballazhi.
Kalendari historik, 14 janar. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )