Reshjet e borës që përfshinë gjithë zonën juglindore kanë rikthyer menjëherë turistët vendas dhe të huaj edhe në fshatin turistik të Dardhës.
Nën petkun e bardhë, ky fshat është më magjik se kurrë, fakt i cili konfirmohet edhe nga turistët që nuk kanë vonuar ta vizitojnë
Pavarësisht reshjeve, aksi rrugor drejt Dardhës, por edhe zonës tjetër turistike të Voskopojës në rrethin e Korçës ishin të kalueshme pa problem për drejtuesit e mjeteve. (A2 Televizion)