Është shtyrë seanca për Besnik Canin në KPA.
Kryesuesja e seancës njoftoi se në 7 janar Cani ka paraqitur një kërkesë për shtyrjen e seancës, për t'i dhënë kohë përgatitjeje avokatit të tij mbrojtës, Eduart Halimi.
“Kam komunikuar me zotin Halimi. Ai ndodhej jashtë vendit për festat dhe kthehet në vend pas datës 9 janar. Ndërkohë, dje xhaxhai im ka ndërruar jetë dhe kërkoj mirëkuptimin tuaj që të jem prezent në ceremoninë e fundit të tij”, ka thënë Cani.
Seanca është shtyrë për në 20 janar, në orën 10.00
Besnik Cani, anëtar i KLP, u konfirmua në shkallën e parë të vetting-ut, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik. Në ankim, komisioneri kërkon ndryshimin e vendimit dhe shkarkimin e tij nga detyra. (A2 Televizion)