Partizani ka finalizuar me sukses goditjen e parë në merkato.
Dorian Kërçiku arriti akordin me drejtuesit e kuq dhe u nis menjëherë drejt Antalias, atje ku kampionët e Shqipërisë po zhvillojnë fazën përgatitore.
26-vjeçari është një lojtar i afirmuar në kampionatin shqiptar dhe vlerat e tij njihen nga publiku. Kërçiku la bardheblutë e Tiranës pas 7 vitesh për t’iu bashkuar rivalëve të kryeqytetit, ndërkohë që ishte pranë kalimit edhe tek Bylisi.
Futbollisti 26-vjeçar luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, pozicion ku të kuqtë e Partizanit kishin nevojë për t’u përforcuar. (A2 Televizion)

Galeria fotografike ( )