BE marrëveshje me AstraZeneca-n, i jep fund betejës ligjore mbi vonesat e furnizimit

Nga A2 CNN
3 Shtator 2021, 11:25 | Bota
BE marrëveshje me AstraZeneca-n, i jep fund betejës ligjore mbi

Bashkimi Europian ka arritur një marrëveshje të re ligjore për shpërndarjen e vaksinave me AstraZeneca, duke i dhënë fund betejës ligjore mbi vonesat e furnizimit të kompanisë në vendet e BE-së.

BE-ja ka përfunduar mosmarrëveshjen e saj ligjore me AstraZeneca-n, duke njoftuar një marrëveshje për të siguruar shpërndarjen e dozave të mbetura të vaksinës COVID-19 të kompanisë në vendet e BE-së.

AstraZeneca u zotua të japë një total prej 300 milionë dozash deri në mars 2022. Në prill, BE-ja kishte filluar veprimet ligjore kundër AstraZeneca për shkeljen e pretenduar të kontratës në lidhje me shpërndarjen e vaksinës së saj kundër koronavirusit.

AstraZeneca ishte angazhuar të furnizonte 180 milionë doza në BE në tremujorin e dytë të 2021, por u përball me vonesa të shumta me dërgesat.

Vaksina ishte një pjesë kryesore e planit të vaksinimit të bllokut. Është më e lirë dhe më e lehtë për t'u përdorur se sa Pfizer dhe Moderna.

Gjithashtu, është miratuar për përdorim në mbi 50 vende.

Këtë javë, BE-ja arriti pragun prej 70 për qind të vaksinimit të plotë të popullsisë së rritur, por Komisionerja e Shëndetësisë, Stella Kyriakides, tha: "Ka dallime të konsiderueshme në normat e vaksinimit midis shteteve tona anëtare. Disponueshmëria e vazhdueshme e vaksinave, përfshirë ato të AstraZeneca, mbetet vendimtare". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos