Talebanët do të shpallin qeverinë e re, Baradar pritet të jetë në krye. Vijon rezistenca në Panjshir

Nga A2 CNN
3 Shtator 2021, 12:54 | Bota
Talebanët do të shpallin qeverinë e re, Baradar pritet të

Bashkëthemeluesi i lëvizjes Talebane, Mullah Baradar do të udhëheqë qeverinë e re afgane, e cila do të shpallet më vonë gjatë së premtes. Lajmin e bëjnë me dije burime të grupit Islamik. Poste te larta do te mbajne gjithashtu Mullah Mohamed Jakub, djalë i themelusit te vrare te levizjes, Mullah Omar, dhe Mohammad Abas Stanikzai.

Haibatullah Akunzada, lideri suprem i Talebanëve do të fokusohet në çështje fetare. Siç pohon një zyrtar, për agjencinë e lajmeve Reuters, të gjithë udhëheqësit talebanë kanë mbërritur në Kabul, ku përgatitjet për shpalljen e qeverisë janë në fazën e fundit.

Sakaq, mijëra luftëtarë talebanë po përballen me forcat e rezistencës në Luginën Panjshir, e vetmja që nuk ka rënë në duar të Islamikëve. Fronti i Rezistencës Kombëtare, i cili përbëhet nga ish- zv.presidenti Amrullah Saleh, ish-forca të sigurisë afganë dhe milici lokale, tha se kishte sprapsur talebanët dhe kontrollonte të gjitha hyrjet për në luginë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos