Anglezët e revoltuar për Eurovision: Jemi gjithmonë të fundit, Evropa nuk na do

Nga A2 CNN
19 Maj 2019, 14:25 | Bota

Shumë analistë politikë mendojnë se në rastin e një referendumi të ri, Mbretëria e Bashkuar do të votonte masivisht për mbetjen në Bashkimin Evropian. Por mbështetësit e Brexit kanë gjetur papritur një aleat shumë të fortë në betejën e tyre për tu shkëputur nga Brukseli: Festivali Evropian.

Ende nuk kishte përfunduar Festivali Evropian i Këngës që këtë vit u zhvillua në Tel Aviv, ende fituesi holandez Duncan Lawrence nuk kishte marrë kupën me këngën e tij, dhe në portalet por edhe në faqen zyrtare të BBC, që transmeton eventin, qindra postime të revoltuara kërkonin daljen e vendit jo vetëm nga festivali, por edhe nga BE-ja.

Fundi i klasifikimit nuk gëlltitet nga britanikët

Arsyeja? Sepse si gjithmonë po i ndodh, të paktën në dekadën e fundit, Mbretëria e Bashkuar del në fund të klasifikimit. Një ironi therëse, për anglezët, që i kanë dhënë muzikës yje si Beatles, Rolling Stones, Sting, Tom Jones dhe qindra të tjerë. Edhe pse anglezët nuk kanë dërguar asnjë herë në Eurovizion yjet e tyre muzikorë, dhe preferojnë se fundmi të rinj të dalë nga talent show të ndryshëm, ata gjithsesi nuk e kapërcejnë dot fundin e renditjes, Pas vendeve si San Marino, Estonia dhe...Shqipëria.   

Disa tregojnë klasifikimin e dobët gjatë 10 viteve të fundit

“Eshtë koha të ikim nga festivali, po shpërdorojmë paratë ”, thotë një postim. “Ata nuk na duan, asnjëherë nuk do të na duan. Është koha për Brexit”, thotë një tjetër.

Por përtej kritikave, zor se BBC do të dëgjojë kritikat. Spektakli i këtij viti, ku e pranishme ishte edhe Madonna, i siguroi kanalit publik britanik më shumë se 8 milion shikues vetëm për finalen, në rritje nga viti i kaluar.  Madje së shpejti zërat flasin për një festival të ngjashëm që mund të zhvillohet në kontinentin amerikan, nga momenti që edhe aty nuk mungojnë fansat e Eurosong. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos