Gratë më të fuqishme në botë, Merkel kryeson listën e Forbes për të dhjetin vit radhazi

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2020, 13:24 | Bota

Edhe këtë vit, Angela Merkel shpallet gruaja më e fuqishme në botë. Kancelarja gjermane kryeson për të dhjetën herë radhazi listën e revistës Forbes.

Merkel pritet të tërhiqet nga politika në 2021-shin, por gjatë këtij viti ajo u vlerësua gjerësisht për mënyrën se si e menaxhoi pandeminë e koronavirusit në Gjermani.

Në vend të dytë pozicionohet presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christin Lagard, e cila përcaktoi politikat monetare për 19 vendet e eurozonës gjatë pandemisë.

Vendi i tretë i rezervohet zëvendëspresidentes së zgjedhur në Shtetet e Bashkuara, Kamala Harris. Ajo është gruaja, afro-amerikania dhe aziatikja e parë që do të mbajë këtë post. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos