
Kina ka thirrur numrin dy të ambasadës amerikane në Pekin, Robert Forden, për të protestuar kundër sanksioneve të fundit amerikane, duke premtuar hakmarrje reciproke.
Të hënën, SHBA-ja vendosi sanksione financiare dhe një ndalim udhëtimi për të 14 nënkryetarët e Kongresit Popullor Kombëtar. Sanksionet e SHBA-së u vendosën, pasi ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, u kërkoi Shteteve të Bashkuara të mbanin të hapur dialogun, duke inkurajuar shkëmbimet dypalëshe në të gjitha nivelet.
Kina kritikoi sanksionet dhe Ministria e Jashtme, në një shënim të postuar të martën në mbrëmje, tha se zëvendësministri Zheng Zeguang thirri dje oficerin e çështjeve të përfaqësimit diplomatik për të shprehur kundërshtinë dhe dënimin e fortë ndaj saj.
“Masa nga pala amerikane ka shkelur rëndë normat themelore që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare, ka ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës dhe ka dëmtuar marrëdhëniet Kinë-SHBA, tha Zheng, duke shtuar se akti është skandaloz, i paskrupullt dhe i poshtër. (A2 Televizion)