
Të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes së një peshkarexhe spanjolle në ujërat kanadeze.
Sipas të dhënave nga mediat, anija e peshkimit u mbyt shumë pranë ishullit kanadez të Terranovës ndërkohë që bilanci i viktimave mund të rritet më tej pasi ende nuk dihet fati i 15 marinarëve të tjerë që udhëtonin në të.
I gjithë operacioni i kërkim-shpëtimit po ndiqet nga afër dhe nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, i cili iu shprehu ngushëllimet dhe familjarëve të viktimave. (A2 Televizion)