Hetimet për tenderin e sterilizimit, Anila Denaj në SPAK

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 10:44 | Aktualitet
Hetimet për tenderin e sterilizimit, Anila Denaj në SPAK

Ish-ministrja e Financave Anila Denaj është paraqitur në SPAK këtë të premte. Burime pranë strukturës antikorrupsion bëjnë me dije se ajo është thirrur lidhur me hetimet që janë duke u kryer për tenderin e sterilizimit në ministrinë e Shëndetësisë. Ajo pritet të japë sqarime si person që ka dijeni si ish-ministre e Financave.

“Për informacione që kam dijeni gjatë kohës që kam qenë drejtoreshë e shërbimeve mbështetesë në ministrinë e Financave, në vitin 2014," deklaroi Denaj para gazetarëve kur u pyet se cili ishte motivi i pranisë së saj para prokurorëve të SPAK.

Ndërsa më herët për këtë çështje janë pyetur edhe ish-ministri Ilir Beqja dhe ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj.

SPAK po zhvillon hetime edhe për tendera të tjerë që dyshohet se kanë natyre korruptive, siç është koncesioni për check-up. Pak ditë me parë në kuadër të hetimeve për këtë tender SPAK, mori në pyetje 70 qytetarë nga Elbasani.

Denaj ka mbajtur postin e ministres së Financave nga Janari 2019 deri në shtator 2021. Aktualisht ajo është deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/hetimet-e-spak-i-ngjajne-tenderave-te-qeverise-dervishi-pastrimin-e-politikes-duhet-ta-beje-votuesi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos