Ankimet në KAS, rinumërohen 114 kuti në Qarkun e Beratit, LSI rikuperon 10 vota

Nga A2 CNN
21 Maj 2021, 15:29 | Politikë
Ankimet në KAS, rinumërohen 114 kuti në Qarkun e Beratit, LSI

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vijon me numërimin e kutive për qarkun e Beratit. Ku nga 114 kuti në total, janë rinumëruar 102.

Deri më tani, rezulton se LSI ka rikuperuar vetëm 10 vota, por që të marrë mandatin e pestë, të pretenduar në këtë qark, i duhen 77 vota.

Nga numrat e deritanishëm gjasat që rezultati të ndryshojë janë të vogla. Më herët, KAS ka rrëzuar kërkesat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve në Qarkun e Vlorës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos