Kadilli zyrtarizon kandidaturën për kreun e PD: Basha nuk del as nga zyra, por unë jam superior moralisht

Nga A2 CNN
21 Maj 2021, 12:24 | Politikë
Kadilli zyrtarizon kandidaturën për kreun e PD: Basha nuk del as nga

Fatbardh Kadilli dorëzoi sot në PD kandidaturën për kryetar të kësaj force politike, duke rivalizuar kështu, siç edhe kishte paralajmëruar, Lulzim Bashën, në zgjedhjet e 13 qershorit.

“Ndonëse është një garë krejtësisht asimetrike sa i përket mjeteve në dispozicion të kandidatëve, kryetari në detyrë nuk del as nga zyra, dhe ka në dispozicion të gjitha mjetet që ishin konceptuar për të përballuar kundërshtarin Edi Rama, dhe këto do të jenë përballë meje. Por ka edhe një asimetri tjetër, ajo morale, ku ndihem shumë më superior, sesa kryetari në zyrë, sepse vij në këtë garë për t’i shërbyer Partisë Demokratike dhe jo për t’u shërbyer nga PD. Vlerat e mia janë pastërtia, personale dhe politike, integriteti, përvoja, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë. Nuk do të tradhtoj kurrë Partinë Demokratike, asnjë nga demokratët dhe për të çuar deri në fund përpjekjen për ta bërë Partinë Demokratike të hapur dhe fituese”, tha Kadilli.

A2 ka mësuar se “Grupi për PD” ka organizuar gjatë ditës një mbledhje, në të cilën është vendosur se prej tyre do të regjistrojë kandidaturën për të rivalizuar Bashën, dhe Kadillin, Edit Harxhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos