Gara për kreun e PD, Edith Harxhi zyrtarizon kandidaturën: Do të reformoj partinë mbi idealet e vitit 1990-91

Nga A2 CNN
21 Maj 2021, 14:06 | Politikë
Gara për kreun e PD, Edith Harxhi zyrtarizon kandidaturën: Do të

Edith Harxhi, nga “Grupimi për PD”, është zyrtarisht rivalja e dytë e Lulzim Bashës për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, në zgjedhjet që do të zhvillohen më 13 qershor.

Zonja Harxhi është përfaqësuesja kryesore e grupimit ku bëjnë pjesë edhe ish-presidenti Bujar Nishani, dhe figura të tjera të PD-së, si Arben Imami.

https://a2news.com/2021/05/21/kush-eshte-edith-harxhi-gruaja-qe-synon-ti-marre-vendin-bashes/

“Duhet të jetë një garë e hapur, transparente dhe e barabartë. Deri tani nuk është një garë e tillë. Shpresojmë shumë që PD-ja të rikthehet në vlerat që ka pasur, të konkurrencës së barabartë dhe të transparencës”, tha zonja Harxhi. “Ky është një moment mjaft i vështirë për Shqipërinë, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Dhe mendojmë që ajo që ofroj unë dhe ne si grup është një reformim i thellë i PD-së mbi idealet e vitit 1990-91, PD ka nevojë për një fillim të ri sa më parë”.

https://a2news.com/2021/05/21/zgjedhjet-per-kryetarin-e-partise-grupi-per-pd-paraqet-kerkesat-per-zgjedhje-te-lira/

Grupi në fjalë ka zhvilluar një mbledhje gjatë paradites, ku me sa duket është vendosur edhe zgjedhja e zonjës Harxhi si kandidate. Në të njëjtin grup bën pjesë edhe Ibsen Elezi, ish-kryetar i PD-së në Kukës, i cili flitet se gjithashtu mund të kandidojë.

Më parë gjatë ditës, edhe Fatbardh Kadilli zyrtarizoi kandidimin e tij kundër Bashës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/21/kadilli-zyrtarizon-kandidaturen-per-kreun-e-pd-basha-nuk-del-as-nga-zyra-por-une-jam-superior-moralisht/

A2 CNN Livestream

Latest Videos