Ankimimet e zgjedhjeve, Kolegji rrëzon padinë e PD e LSI për Qarkun e Shkodrës

Nga A2 CNN
10 Qershor 2021, 12:49 | Politikë
Ankimimet e zgjedhjeve, Kolegji rrëzon padinë e PD e LSI për

Kolegji Zgjedhor rrëzoi paditë e opozitës edhe për Qarkun e Shkodrës, duke i cilësuar si të pabazuara në prova.

PD dhe LSI kërkonin pavlefshmëri dhe ripërsëritje të zgjedhjeve në këtë qark. 

Më parë, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar paditë e opozitës në Gjirokastër, Vlorë, Berat, Tiranë dhe Durrës.

Partia Demokratike kishte kërkuar përjashtimin e 7 prej 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, që kanë rrëzuar paditë për qarqet e mësipërme, por edhe kjo kërkesë iu hodh poshtë si e pabazuar në ligj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/09/ankimimet-e-zgjedhjeve-kolegji-rrezon-padine-e-pd-e-lsi-per-qarkun-e-durresit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos