Një festë u kthye në tragjedi në qytetin italian të Ankonës, ku 6 persona kanë humbur jetën në një diskotekë të zonës.
Rreth një mijë të rinj ishin mbledhur në diskotekën Lanterna Azzurra për të marrë pjesë në koncertin e një reperi të njohur, Sfera Ebbasta.

Sipas dëshmive, ende konfuze, pak përpara fillimit të koncertit u përhap paniku për një substancë të dyshimtë që u përhap në ambientet e diskotekës, ndoshta një spray me spec djegës, që detyroi të rinjtë të grumbulloheshin rreth daljeve të emergjencës.
Tragjedia ndodhi në njërën prej daljeve, që çonte në një urë të vogël që nga pesha e tepërt u shemb, duke shtypur qindra adoleshentë.

Të vdekurit e konfirmuar janë gjashtë, tre vajza dhe dy djem, por ka ende dhjetëra të plagosur në gjendje të rëndë. (A2 Televizion)