Antishpifja në Venecia, Basha përshëndet KiE: Provuan cenimin e medias

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 11:12 | Politikë
Antishpifja në Venecia, Basha përshëndet KiE: Provuan cenimin e

Kryedemokrati Basha përshëndeti vendimin e Këshillit të Europës për ta çuar paketën antishpifje në Komisionin e Venecias.

“Ky akt provon se dy projektligjet e kësaj pakete cenojnë drejtpërdrejtë të drejtën e fjalës dhe të drejtën e informimit duke dëmtuar rëndë lirinë e mediave në Shqipëri”, shkruan Basha në një reagim në Facebook.

Ai e quajti të turpshme që Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese në Parlament rrëzoi dekretin e Presidentit pa reflektuar mbi vërejtjet shumëpalëshe. Basha risjell në vëmendje edhe qëndrimin e Komisionit Europian, sipas të cilit mos reflektimi për këtë paketë dëmton procesin e integrimit europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos