Anulohet gara për Milot-Fier, Balluku: Ofertë vetëm nga një kompani, ishte e pavlefshme

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2020, 15:35 | Ekonomi
Anulohet gara për Milot-Fier, Balluku: Ofertë vetëm nga një

Qeveria është tërhequr nga gara për rrugën Milot-Fier, e cila u mbyll pak javë më parë me dorëzimin e ofertës nga vetëm një kompani.

Lajmin e ka dhënë vetë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në emisionin “Përballë” në TVSH. Ajo ka deklaruar se oferta e bërë nga kompania ishte poshtë tavanit të përcaktuar për këtë rrugë prej vlerës, 1,2 miliardë euro.

Ministrja e Infrastrukturës ka njoftuar se qeveria do ta rihapë tenderin për rrugën Milot-Fier, duke rrëzuar kështu propozimin e ekspertëve për ndarjen në lote të kësaj vepre, çka do të përfshinte më shumë kompani dhe do të shkurtonte kostot dhe kohën e përfundimit të rrugës.

Në buxhetin 2021, të miratuar pak javë më parë nga parlamenti, është parashikuar dhënia me koncesion e rrugës Milot-Fier. Por, ajo që ende nuk ndihet është nëse qeveria do ta rihapë tenderin me të njëjtat kushte apo do të ketë ndryshime të kritereve për kompanitë pjesëmarrëse në garë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos