Mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar! Begaj: Sulmet kibernetike janë shtuar, të reflektojmë

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 12:19 | Politikë
Mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar! Begaj: Sulmet kibernetike

Ditën e sotme, presidenti Bajram Begaj ka mbledhur Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ku ka vënë theksin se sulmet kibernetike dhe masat e marra nga Shqipëria në këtë fushë për t’u mbrojtur. Në fjalën e tij, Begaj solli në vëmendjen sulmin nga Irani, vitin e kaluar, duke thënë se sulmet kibernetike janë shtuar si në sasi, por janë bërë edhe më të sofistikuar, për pasojë shton se është koha për reflektim.

“Një vit më parë, ne u përballëm me sulme shumë të rënda, komplekse dhe sofistikuara kibernetike. Sulmet synuan shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Republikës së Shqipërisë, me qëllim nxitjen e destabilitetit në vend. Institucionet tona bënë të mundur që aktorët që ndërmorën këto sulme të mos e realizonin qëllimin e plotë të tyre. Vlerësoj maksimalisht punën e bërë nga institucionet. Bashkëpunimi me partnerët strategjikë SHBA, BE, NATO ka mundësuar trajnimin e specialistëve, ekspertëve etj. Ligji i ri për sigurinë kibernetike dhe strategjia kombëtare e sigurisë kibernetike do i shërbejnë më së miri ndërtimit të kapaciteteve moderne. Pavarësisht masave të marra aktorët kërcënues kibernetikë, kryesisht të mbështetur dhe financuar nga Republika Islamike e Iranit e kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre. Sulmet kibernetike janë shtuar si në sasi, por janë bërë edhe më të sofistikuar. Një vit pas sulmeve është koha të reflektojmë se çfarë kemi bërë, sa të përgatitur jemi në përballje me sulme të mundshme. Të vendosim se ku duhet të fokusohen përpjekjet dhe investimet tona për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes kibernetike  Krahas sigurisë kibernetike, ne do diskutojmë edhe për çështje të tjera me rëndësi për sigurinë kombëtare. Diskutimet gjatë KSK edhe mbi kërcënimet që vijnë nga Irani në formën e propagandës dhe në forma hibride”, tha Begaj.

Të gjitha institucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra nga në muajt tetor 2022 dhe janar 2023.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje

1. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Sh.S. Zonja Lindita NIKOLLA
2. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Zoti Edi RAMA
3. Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Zonja Belinda BALLUKU
4. Ministri i Mbrojtjes, Zoti Niko PELESHI
5. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zonja Olta XHAÇKA
6. Ministri i Drejtësisë, Zoti Ulsi MANJA
7. Ministri i Brendshëm, Zoti Blediar ÇUÇI
8. Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Zonja Delina IBRAHIMI
9. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Nasip NAÇO
10. Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben KINGJI
11. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet RRUMBULLAKU
12. Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zonja Vlora HYSENI

Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe:
1. Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Ferdinand XHAFERAJ
2. Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Zoti Igli TAFA
3. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Zonja Mirlinda KARÇANAJ (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos