
Burime për A2 bëjnë me dije se organizatorët e takimit mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës kanë vendosur të ndryshojë vendin ku do të mbahej kjo mbledhje.
Sipas burimeve nga qeveria e Kosovës, është vendosur që mbledhja e radhës mes dy qeverive të mbahet të premten ora 11:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe jo në Shkodër siç ishte parashikuar më herët.
Në këtë mbledhje pritet që të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët e cila rekomandon që Kuvendet e dy vendeve të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjeve që do të arrihen.
Mbledhja e përbashkët e 2 tetorit është e 6-ta që mbahet mes dy qeverive. (A2 Televizion)