
Ambasada e SHBA ka përshëndetur dekretimin e Përparim Kalos nga ana e presidentit Meta si anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese.
Në faqen zyrtare të kësaj ambasade shkruhet se tashmë Shqipëria do ta mbyllë vitin 2020 me një Gjykatë Kushtetuese funksionale.
Ambasada e SHBA përshëndeti presidentin, KED dhe Parlamentin për këtë hap të madh.
“LAJM I MADH: Presidenti Meta ka dekretuar Përparim Kalon si anëtarin e 6 të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të betohet nesër, do të ketë kuorum. Shqipëria do e mbyllë 2020 me një GJK funksionale, pas pothuajse 3 viteve pa të. Presidenti, KED & Parlamenti kanë meritat më të mëdha!”, shkruhet në njoftimin e ambasadës. (A2 Televizion)