
Përfaqësitë diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në vendin tonë përshëndetën miratimin e ndryshimeve të Kodit Penal, në seancën e fundit të Kuvendit për këtë vit.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, ambasadorja Yuri Kim dhe ai i BE, Soreca shkruajnë se me miratimin e këtyre ndryshimeve, tashmë merr fund dhe kodifikimi i marrëveshjes së 5 qershorit në Këshillin Politik për reformën zgjedhore.
Në njoftimet e dy ambasadave shkruhet se tashmë presin që zgjedhjet e 25 prillit të jenë të lira e të ndershme dhe me standarde të larta. (A2 Televizion)