Kushtetuesja funksionale, por vështirësi në vendimmarrje

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 17:57 | Aktualitet

Pas gati tre vitesh mungesë, Shqipëria ka tashmë një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Presidenti i Republikës dekretoi pasditen e së mërkurës Përparim Kalon si anëtarin e gjashtë të kësaj gjykate.

Ky numër gjyqtarësh i lejon trupës së Kushtetueses të dale në seancë dhe të marrë në shqyrtim ankimet. Emri i Kalos u përzgjodh nga Kreu i Shtetit në një listë me dy anëtarë të dërguar nga KED. Në të listohej Përparim Kalo dhe Aleksandër Toma.

Përzgjedhja e kandidatit me më shumë pikë në renditjen e KED dhe nënshrkimi i dekretit nga Ilir Meta ndodhi në një hark kohor prej më pak se 4 orësh. Për të njëjtën vakancë ishte kualifikuar edhe Altin Binaj, por ai u tërhoq nga kandidimi, pasi pak ditë më parë u emërua në Kushtetuese në një vakancë tjetër. Anëtari më i ri, Kalo, nis detyrën menjëherë pas ceremonisë së betimit në Presidencë.

https://a2news.com/2020/12/23/kushtetuesja-funksionale-ambasada-e-shba-pershendet-vendimin/

Tërësia prej 6 anëtarësh e bën Kushtetuesen funksionale, por ve në vështirësi vendimmarrjet. Kjo për faktin se, sipas ligjit, vendimet kërkojnë një shumicë prej së paku 5 anëtarësh. Kjo do të thotë që, nëse dy anëtarë votojnë kundër, një ankim i bërë në Kushtetuese rrëzohet. Mes dosjeve në pritje janë edhe çështja e Teatrit Kombëtar dhe i ligjshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Dekretimi i anëtarit të gjashtë, që rikthen në funksion Kushetuesen, u cilësua nga ambasadorja e SHBA në Tiranë si një hap gjigant që erdhi falë mirëkoordinimit të institucioneve, në zbatim të opinionit të Komisionit të Venecias. Në postimin e saj në Twitter, kryediplomatja amerikane Yuri Kim tha se me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Shqipëria përmbush kushtin për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Ndërsa Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varheli, përtej urimit, nënvizoi se me bërjen funksionale të Kushtetueses është plotësuar lista e kushteve për uljen në tryezën e parë ndërqeveritare. Pas plotësimit të dy vakancave nga Altin Binaj dhe Përparim Kalo, KED ka në proces plotësimin e një vakance të tretë në Kushtetuese, që do ta çonte në 7 numrin e anëtarëve.

Ndërsa është kualifikuar për këtë pozicion kandidatja Sonila Bejtja, në mbledhjen e djeshme KED mori në shqyrtim për të tretën herë radhazi kandidimin e Zhaklina Petos. Këshilli njoftoi zyrtarisht pas mbledhjes së Peto ishte tërhequr nga gara dhe për këtë shkak, procesi i verifikimit ndaj saj ishte ndërprerë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos