Apeli i fermerëve të juglindjes: Të bashkohemi që të diktojmë çmimet e prodhimeve tona

Nga A2 CNN
5 Korrik 2023, 11:56 | Aktualitet
Apeli i fermerëve të juglindjes: Të bashkohemi që të

Korça renditet si një ndër qarqet më të mëdha sa i përket prodhimeve bujqësore. Por edhe pse e tillë, fermerët nuk arrijnë të vjelin të ardhura të mjaftueshme që të mbajnë dhe shtojnë fermat e tyre, madje vitet e fundit nuk arrijnë as të nxjerrin shpenzimet e tyre. Edhe pse produktet bujqësore që ato prodhojnë shiten në treg me çmime shumë herë më të larta nga sa ua blejnë tregtarët.

A2 CNN bisedoi me dy nga fermerët më të mëdhenj të juglindjes, të cilët shprehen se si kanë situatën ekonomike.

Por cila është zgjidhja që edhe fermeri të gëzojë frutet e punës dhe mundit të prodhimeve të tyre bujqësore.

Kërkesën për bashkim të fermerëve vazhdimisht e ka artikuluar edhe Agjencia Rajonale e Bujqësisë së Korçës, por diçka e tillë nuk po ndodh, ndërsa shitja e prodhimit në mënyrë informale në rrugë dhe furgona bën që çmimet t'i orientojnë tregtarët të cilët më pas i shesin prodhimet me 3 apo 4 fish fitim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos