Apeli Administrativ zbardh vendimin për Zhaklina Peton

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2020, 11:29 | Aktualitet
Apeli Administrativ zbardh vendimin për Zhaklina Peton

Gjykata e Apelit Administrativ zbardh arsyetimin e vendimit qe ktheu për të dytën herë në garën për Kushtetuesen, kandidaten Zhaklina Peto. Apeli rrëzoi vendimin e KED të 23 nëntorit, që skualifikoi Peton. Sipas Apelit, KED nuk kishte zbatuar detyrat e caktuara nga Gjykata e Apelit Administrativ në një vendim të mëparshëm.

Ndër këto detyra të paplotësuara, ishte moskryerja e një hetimi të thelluar administrativ mbi dy konkluzione të kundërta të ILDKPK, mbi pasurinë e Petos.

Në zbatim të vendimit të Apelit, KED duhet të shqyrtojë edhe një herë nëse do të lejojë ose jo kandidimin e Petos për në Kushtetuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos