All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

GJKKO lë në burg Dakon, flet avokati: Po hetohet për një fakt penal historik, vendimin do ta ankimojmë

Nga A2 CNN
8 Qershor 2023, 17:02 | Kronikë
GJKKO lë në burg Dakon, flet avokati: Po hetohet për një
All - Paragraf - 1

Petrit Ismaili, avokati i ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka dhënë një deklaratë për mediat pas vendimit të GJKKO, që la nën masën e sigurisë “arrest me burg” ish-kryebashkiakun, i akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Ismaili tha se, Dako po hetohet për një fakt penal historik tashmë, ka 10-12 vjet, ndërsa shtoi se prokurori i çështjes nuk kishte asnjë fakt e asnjë provë për masën e kërkuar. Ndërkohë, ai shtoi se vendimi në fjalë do të ankimohet.

All - Paragraf - 3

“Vendimi për mendimin tonë është në dispropocion për kohën e kryerjes. Dako po hetohet për një fakt penal historik. Ka 10-12 vjet që pretendohet për veprën penale, po t’i referohemi dispozitave për këto lloj masa sigurimi kërkohet një veprim procedural i ngutshëm për të marrë këtë masë. Vepra penale ka mbi 10-12 vjet.

Prokurori nuk tregoi asnjë provë për këtë veprim të ngutshëm e asnjë provë për të justifikuar kushtet e kriteret e masës së sigurisë. Kërkesa jonë është ndryshimi i masës së sigurisë. Dako e ushtron aktivitetin e tij nëpërmjet organeve kolegjiale.

Çdo strukturë ka përcaktuar detyrat. Nuk mund të mbajë kryetari përgjegjësi për strukturën organike. Edhe gjatë gjykimit sidomos për veprën e dytë doli qartë që është lapsus i prokurorisë. E pranoi lapsusin dhe do e provojmë që vepra penale nuk ekziston”. (A2 Televizion)

Petrit Ismaili, avokat i Vangjush Dakos
https://a2news.com/2023/06/08/gjkko-le-ne-burg-vangjush-dakon/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos