Apeli i Gjykatës Kushtetuese, anëtarët kërkojnë besim dhe zbatim të vendimeve të saj

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 15:13 | Aktualitet
Apeli i Gjykatës Kushtetuese, anëtarët kërkojnë besim

Gjykata Kushtetuese, funksionale me 7 prej 9 anëtarëve që duhet të ketë, e konsideroi me rëndësi themelore që veprimtaria dhe autoriteti i saj të mbështetet nga politika, institucionet, subjektet që e vënë në lëvizje, mediat dhe publiku në tërësi.

Besimin gjykata e kërkon si një shërbim për ringritjen e autoritetit të saj në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës dhe demokratizimit të shoqërisë.

Institucioni që ka në dore interpretimin përfundimtar të Kushtetutës thekson se vendimet e tij, janë të detyrueshme për zbatim, pavarësisht nëse ato perfaqësojnë unanimitet apo diversitet mendimesh të gjyqtarëve kushtetuese.

Ne deklarat, Gjykata shprehet besim plotë se ushtrimi i veprimtarisë së saj bëhet edhe më efektiv në një klimë besimi reciprok dhe luajal. Qe prej janarit kur u bë funksionale, Kushtetuesja ka shqyrtuar 100 kërkesa, 25 prej të cilave kanë kaluar në seancë plenare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos