Presidenti Ilir Meta bën thirrje që përmes mjeteve demokratike, të marrë vendime kundër interesit publik, si në rastin e HEC-ve mbi Vjosë.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit, thotë se parakusht i të gjitha kushteve, janë ''zgjedhjet e lira dhe të drejta''.
“Të mos lejojmë, me mjete demokratike, që vendimmarrjet politike të veprojnë në kundërshtim me interesin publik, si në rastin e HEC-ve mbi Vjosë.
Parakusht i të gjitha kushteve, janë zgjedhjet e lira dhe të drejta dhe dëgjimi i zërit të qytetarëve”, apelon kreu i shtetit. (A2 Televizion)
