Ikën dhe Sandër Lleshaj. Profili i ish-ministrit të Brendshëm që pasoi Xhafajn dhe Tahirin

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2020, 10:12 | Politikë
Ikën dhe Sandër Lleshaj. Profili i ish-ministrit të

Sandër Lleshaj ishte një ushtarak karriere, me gradën madhore gjeneral, me detyra të rëndësishme ndër vite, kur emri i tij u lakua në sferën publike në vitin 2013. Ishte viti kur u shkarkua nga detyra e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Karriera ushtarake e gjeneralit u ndërpre me kërkesë të Ministrit të Brendshëm të kohës, Arben Imami, e me dekret të ish-presidentit, Bamir Topi. Ndërrimi i pushteteve me ardhjen e Partisë Socialiste në qeveri, e gjeti pa petkun e ushtarakut, por kryeministri Edi Rama e mori pranë vetes si këshilltar për sigurinë.

Kryeqeveritari i ri tha atë kohë se emrin e gjeneralit e kishte dëgjuar nga shkrimtari i madh, Ismail Kadare. Hyrja e tij në qeveri përplasi kryeministrin Rama me presidentin Ilir Meta. Si asnjëherë tjetër, Kreu i Shtetit refuzoi dekretimin e një ministri. Lleshaj u dekretua në propozimin e dytë radhazi, pasi ishte zhveshur ligjërisht nga spaletat e gjeneralit.

Pasuesi i dy ministrave të dorëhequr nisi detyrën me dorëheqjen në mendje: “Po të ma pranonte kryeministri, do ta jepja dorëheqjen pa datë. Do ta jepja që sot”.

Politikëbërësi i luftës kundër krimit bëhej edhe poetik kur fliste per të: “Kanabisi ka ardhur me lirinë”.

Deklarata e vetindetifikimit me policinë, përveç efektit bumerang të vetë ministri, nuk u reflektua askund: “Nëse shikoni policët të dehur, do të shikoni fytyrën time”.

Ministri me eskortën më të madhe se çdo ministër tjetër, ra në sy edhe për makinën e tij luksoze, që ngjalli po ashtu debat.

Në zënkat parlamentare në vitin e tretë të detyrës, policët i etiketoi në fraza folklorike. Në debatet me gazetarët shprehte suksese, që zor se perceptoheshin të tilla nga publiku.

Ndodh që ushtarët mund të bëhen gjeneralë. Në rastin e Lleshajt, një gjeneral la spaletat për t’u bërë ushtar. Ushtar i qeverisë, kreu i së cilës nuk e kurseu...   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos