"Boll më!" Basha: Pas 7 vitesh terror, askush nuk e beson më Ramën

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 21:46 | Politikë
"Boll më!" Basha: Pas 7 vitesh terror, askush nuk e beson më

Pas zhvillimeve të fundit që çuan në dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe protestave që vijuan në rrugët e kryeqytetit vjen dhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kreu i demokratëve shkruan se pas 7 vitesh terrori dhe premtimesh të pambajtura, askush nuk e beson më kryeministrin Edi Rama.

“Pas 7 vitesh dështime dhe premtime të pambajtura, 7 vite mashtrime, vjedhje dhe dështime, 7 vite dhunë dhe terror ndaj familjeve shqiptare, 7 vite rrënim dhe manipulime, askush se beson më Edi Ramën. Boll më”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos