
Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur pasditen e së enjte të mos ekstradojë drejt shtetit italian, shtetasin Ilir Bajri, i kërkuar nga drejtësia në këtë vend.
Trupi gjykues i Apelit në Shkodër, i përbërë nga gjyqtarët Vojsava Kola (Osmanaj), Aleks Nikolli dhe Marina Rraboshta vendosi të rrëzojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për ekstradimin e pjesëtarit të grupit të “Bajrave”në Itali.
Apeli arsyeton se vendimi i Shkallës së Parë është marrë në kundërshtim me ligjin dhe i pazbatueshëm në praktikë dhe për këtë arsye e ktheu atë për rigjykim.Pas kësaj, Ilir Bajri do të qëndrojë ende në Shqipëri edhe për disa kohë, deri sa Gjykata të shprehet sërish nëse do të ekstradohet drejt Italisë apo jo.
Ilir Bajri rezulton i dënuar me 5 vite e 6 muaj burg nga gjykata e Bolonjas për trafik droge dhe prostitucion. (A2 Televizion)