
Policia ka ndaluar një pedagog të universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, pas transmetimit të pamjeve filmike në një emisionin investigative mbrëmjen e djeshme.
36-vjeçari Denis Himci u pa teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve.
Pedagogu akuzohet për veprat penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike". (A2 Televizion)