Plagoset vëllai i Kryebashkiakut të Bulqizës, dy në pranga

Nga A2 CNN
19 Shtator 2019, 12:09 | Kronikë
Plagoset vëllai i Kryebashkiakut të Bulqizës, dy në pranga

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga pronarin e lokalit ku u plagos një ditë më parë vëllai i Kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Vangjel Alla.

Policia ka vënë në pranga 37-vjeçarin B.Ç pasi akuzohet se ka fshehur provat e plagosjes se Allës, ndodhur në lokalin e tij. Gjithashtu policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin e autorit i cili dyshohet se e ka ndihmuar për t’u larguar.

Në kërkim nga uniformat blu vijon të jetë 31-vjeçari Ilir Dani si autori kryesor i plagosjes së rëndë të 41-vjeçarit Vangjel Alla, ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos