Një zjarr përfshiu ambientet përreth kinoklub Studentit pasditen e kësaj të enjteje dhe për fat të mirë nuk është lënduar askush.
Fillimisht vatra e zjarrit u konstatua në ambientet e shkurreve përreth fushës, afër njërës prej bujtinave të Qytetit Studenti dhe më pas flakët, të ndihmuara nga era, u përhapën në çatinë e kësaj ndërtese.
Në këtë shtëpi nuk ndodhej askush pasi pronarët janë jashtë shtetit dhe forcat e zjarrfikëseve arritën të ndërhynin në kohë duke ndaluar përhapjen e flakëve te banesat e tjera. Afro 30 minuta nga mbërritja e zjarrfikëseve flakët u shuan tërësisht. (A2 Televizion)