Aplikimet për dëmshpërblimet në Durrës, vijojnë për të dytën ditë radhët e gjata para prefekturës

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2020, 11:35 | Aktualitet
Aplikimet për dëmshpërblimet në Durrës, vijojnë

Për të dytën ditë radhazi, qindra qytetarë janë në pritje përpara Prefekturës në Durrës për të dorëzuar aplikimet për marrjen e dëmshpërblimeve në lidhje me dëmet e shkaktuara në banesat e tyre nga tërmeti i vitit të kaluar.

Gjatë ditës së premte, qytetarët u vendosën në radhë për të marrë numrat. Ndërsa gjatë kësaj të shtune, ata që kanë marrë numrat janë në pritje të dorëzimit të dokumenteve për të aplikuar për marrjen e dëmshpërblimit.

Qytetarët kanë akuzuar autoritetet lokale se kanë keqmenaxhuar situatën, duke mbledhur në kundërshtim me rregullat dhe protokollet anticovid, qindra persona në një vend.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme është dashur edhe ndërhyrja e policisë për të shpërndarë njerëzit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos