A po e rivalizon Meta në Vlorë? Rama: Është kandidat zyrtar i partisë së tij, takohet skutave me subjekte të OFL

Nga A2 CNN
10 Prill 2021, 12:18 | Politikë
A po e rivalizon Meta në Vlorë? Rama: Është kandidat zyrtar

Kryeministri Rama akuzoi presidentin Ilir Meta se po takohet skutave në Vlorë me subjekte të OFL-së, ish-gjyqtarë dhe prokurorë të nxjerrë jashtë nga vettingu, që synojnë revanshin dhe rizhytjen e drejtësisë në llumin e së shkuarës.

I pyetur nga gazetarët nëse kreu u shtetit po e rivalizon kryeministrin në këtë qark, Rama u shpreh se Meta është zyrtarisht kandidat i partisë në Vlorë.

“Është kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë, s’ka asnjë problem ai bën fushatë atipike, skutave me subjekte të OFL-së i shoqëruar me gjykatës e prokurorë që janë nxjerrë jashtë nga procesi i vetingut dhe ëndërrojnë revanshin dhe rizhytjen e drejtësisë në llumin e së shkuarës”.

Rama ironizoi kreun e shtetit në lidhje me dekorimet dhe tha se tashmë ai ofron edhe indulgjenca për nxjerrje nga burgu, por që sipas tij këto janë arsye të mjaftueshme që vlonjatët të mos e votojnë.

“Lajmi i fundit është se Meta ka nisur të dekorojë edhe floktore në qytetin e Vlorës, nëse parukierja jote, nuk dekorohet sot të mos mërzitet, këto dekorata janë teneqe ndaj të mos mërzitet kujt nuk i ka ardhur radha akoma. Ofron edhe indulgjenca si nxjerrje nga burgu të kunatit të X apo Y, mjaftueshëm që vlonjatët t’i japin dërrmën këtyre forcave”.

Sa i takon procesit të vaksinimit, kryeministri u shpreh se pati përpjekje për ta bllokuar, me goditjen që sipas tij iu dha aeroportit nga nxitësit e rrëmujave, por theksoi se ishin të përgatitur me një plan rezervë.

“Me shumë keqardhje patën një frenim të vogël në ekzekutimin e planit tonë që solli ulej të ritmit këto dy ditë si rezultat i bllokimi absurd dhe goditjes së çmendur që iu dha aeroportit për të bllokuar vaksinimin dhe nxitjes së dëshpërimit dhe rrëmujave siç ëhstë në natyrën e nxitësve të asaj goditjeje. Ishin llogari të bëra pa hanxhinj, ne ishim të përgatitur për të vënë në veprim një plan rezervë falë të cilit sollëm vaksinat në një kohë rekord dhe pse u vumë në ngërç me kompaninë që donte t’i spostonte në një vend tjetër. Nga ana tjetër po bëjmë përpjekje për të siguruar rezervat ajo që ka rëndësi është që po godasim përditë hallka të infektimit dhe po sigurojmë që sezoni i ardhshëm do vijojmë me industrinë hoteliere dhe me forcat e punës në gjithë sistemin e fabrikave me material porositës. Fasha ulet në plus 60 të hënën”.

Ai shigjetoi e dhe tubimet e opozitës, që sipas Ramës do të sjelli r rritje të infektimeve.

“Vaksinimi ka nevojë për distancimin, çdo shkelje e rregullave sjell ngadalësim dhe rritje të infektimeve. Kemi një energji infektuese që prodhohet me dasmat e rrugëve. Këto që po ndodhin me turmat e shekullit të kaluar me flamuj e bori dhe dy gishta do të sjellë rritje të numrit  të infektimeve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos