Arabia Saudite i ofron Messit shuma marramendëse… për të kaluar pushimet

Nga A2 CNN
21 Qershor 2023, 09:04 | Futboll
Arabia Saudite i ofron Messit shuma marramendëse… për të

Arabia Saudite nuk heq dorë nga Leo Messi. Edhe pse ylli argjentinas vendosi të pranonte ofertën e amerikanëve të Inter Miami për të luajtur futboll, sauditët i kanë bërë një tjetër ofertë Messit: 22 milionë euro për të kaluar pushimet në Arabi.

Sipas “New York Times”, Riadi ka arritur marrëveshjen me ish-futbollistin e Barcelonës që ai të jetë ambasador i turizmit, edhe në kuadër të Botërorit të vitit 2030. Kontrata parashikon që Messi të shkojë për pushime në Arabi të paktën një herë në vit dhe të kalojë të paktën 5 ditë aty. Sigurisht, duhet të postojë edhe foto nga pushimet në rrjetet e tij sociale.

Ka edhe një pikë thelbësore në kontratë: Messi nuk duhet të thotë asgjë që mund të dëmtojë imazhin e Arabisë Saudite. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/09/leo-messi-mberrin-ne-tirane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos