
Arben Skënderi, përfaqësues i Bindjes Demokratike, në studion e “Ditari” në A2 u shpreh se partitë e reja që po dalin në skenë “janë rrjedhë logjike e nevojës për të ndryshuar sistemin”.
Kur u pyet nëse Partia Demokratike po dëmtohet nga krijimi i partive të reja, Skënderi u përgjigj: “Nuk është kjo çështja. Çështja është që një parti politike duhet të përfaqësojë një grupim njerëzish apo interesash. Ideja është që nga dy partitë e vjetra serviret si një problem shumë i madh lindja e partive të reja. Ne po shohim që ka kërkesë në rritje për alternativa ndryshe dhe mendojmë që të bërit opozitë duke qarë hallin dhe të bëhesh bashkë për të ndarë aferat korruptive, nuk është politikë. Njerëzit presin shpresë dhe alternativë”.
Sipas Skënderit, “vendi ka nevojë për platforma zhvillimi sepse jemi të fundit e klasës edhe pas 100 vitesh shtet”. (A2 Televizion)