
Ish-kryeinspektori i IMT-së në Elbasan është vënë në pranga nga policia. Bashkë me të në pranga ka rënë edhe një inspektor. Akuza që rëndon ndaj tyre është ajo e “shpërdorimit të detyrës”.
Burime bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar 5 zyrtarë të bashkisë së Elbasanit, të cilët kanë qenë pjesë e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan.
Mësohet se personat në fjalë kanë lejuar ndërtimin pa leje të një objekti. (A2 Televizion)