
Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Erdet Çapokun. Togat e zeza e kanë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kunatës. Enkeleda Çapoku u vra nga kunati në sy të vajzës së mitur.
Gjykata e Tiranës e dënoi me burgim të përjetshëm të akuzuarin si autor të ngjarjes, Erdet Çapokun. Ai u shpall fajtor për akuzën e “vrasjes për shkak të rrethanave familjare”.
Krimi ndodhi një vit më parë në Paskuqan, kur Enkeleda Çapoku u godit me sende të forta nga 34-vjeçari, Erdet Çapoku.
Enkeleda Çapoku jetonte me vajzën e mitur, teksa bashkëshorti i saj, vëllai i Erdet Çapokut, ishte në burg. Ajo kishte marrë një urdhërmbrojtjeje pasi prej disa kohësh kunati e gjurmonte, i bënte foto e video dhe e kërcënonte. (A2 Televizion)