
Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë Luigi Soreca ka zhvilluar sot takime me ministren e Jashtme Olta Xhaçaka dhe ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi për pritjen e afganëve në vendin tonë ku në krye të Task Forces qëndron ministrja e Jashtme. Në një postim në rrjetet sociale Soreca shprehet se është informuar nga të dy ministrat rreth përgatitjeve për pritjen e tyre
“Diskutime të mira sot me ministrat Olta Xhaçka dhe Bledi Çuçi. Unë përsërita mirënjohjen e BE për gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim të përkohshëm për afganët në nevojë. Të dy ministrat më informuan për përgatitjet e vazhdueshme për pritjen e afganëve të pambrojtur. Ne prekëm çështje të rëndësishme të statusit të tyre ligjor, kontrolleve të sigurisë dhe lirisë së lëvizjes. Populli afgan meriton të jetojë në siguri dhe dinjitet”, shkruan Soreca. (A2 Televizion)