
Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo heq dorë nga mandati i deputetes ende pa bërë betimin. Vetë Edi Rama, që para zgjedhjeve njoftoi për kandidimin e saj nën argumentin se do të përfaqësonte në mënyrë dinjitoze bluzat e bardha, dha edhe lajmin se ajo nuk do të futet në sallën e parlamentit.
“E falenderova, do vijojë në krye të infektivit pasi pritet valë e tretë.”
Zyrtarisht Najada Çomo iku nga rruga e politikës për të mos ndërprerë dhënien e shërbimeve shëndetësore në këto kohë pandemie. Por politikisht, emri i saj rezultoi i pasukseshëm në kutitë e votimit dhe arriti të mbledh vetëm 1583 duke rezultuar kandidatja për deputete me më pak vota mes socialistëve në qarkun e Tiranës.
Strategjia parazgjedhore e Kryeministrit ishte ajo e krijimit të imazhit të një force politike jo vetëm me figura të reja, por edhe emra të respektuar në opinionin publik. E tillë ishte prurja e inxhinieres Luljeta Bozo, së bashku me mjeken Najada Como, si simbolet përkatëse të rindërtimit nga tërmeti dhe përballimit të pandemisë.
Largimi i shefes së Infektivit mund të konsiderohet edhe si dhuratë për socialisten Mimi Kodheli. Edi Rama e renderit ish-kryetaren e Komisionit të Jashtëm poshtë vijës fituese dhe votat që arriti të marrte në emrin e saj nuk ishin të mjaftueshme sa për të thyer herësin. Por me dorëheqjen e vendin e Çomos mandati automatikisht i kalon Kodhelit për shkaktë ruajtjes së kuotës gjinore.
Kësisoj, lamtumira që Kodheli dha në sallën e Kuvendit dy muaj më parë, do të ngelet thjeshtë në procesverbale pasi tashmë ka mundësinë që të vijojë jetën parlamentare. (A2 Televizion)