“Ka një fund!”... Braçe nuk do të jetë më në qeveri?

Nga A2 CNN
25 Gusht 2021, 16:43 | Politikë
“Ka një fund!”... Braçe nuk do të jetë më

Zv.kryeminsitri Erion Braçe la të kuptohet që nuk do të jetë më pjesë e qeverisë në mandatin e tretë të socialistëve.

Përmes një postimi në Facebook, ku kujtonte me video të marrë nga A2 CNN një vizitë në Thumanë pas tërmetit të vitit 2019, Braçe shkruan: “Ka një fund. I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë, në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit!”.

Më herët gjatë ditës, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të bëjë publik emrat e kabinetit të ri javën e ardhshme. (A2 Televizion)

https://www.facebook.com/erionbrace.alb/videos/567684491084154
https://a2news.com/2021/08/23/kabineti-rama-3-ministrite-qe-nuk-ndryshojne-pertej-shtatorit/
https://a2news.com/2021/08/25/mbledhja-e-fundit-e-rama-2-kritika-e-vleresime-per-ministrat-gjithcka-e-hapur-per-kabinetin-e-ri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos