Ardian Mema jep dorëheqjen nga Kastrioti, rikthehet Çela

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2023, 14:04 | Futboll
Ardian Mema jep dorëheqjen nga Kastrioti, rikthehet Çela

Ardian Mema nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Kastriotit. Pas humbjes së fundit ndaj Kukësit, tekniku ka vendosur të japë dorëheqjen pranë drejtueseve të klubit të cilët e kanë pranuar vendimin e tij. Lajmin e bëri publik vetë faqja zyrtare e klubit që me anë të një postimi falënderoi 51-vjeçarin për kontributin e tij në skuadër.

Ardian Mema u emërua në krye të skuadrës në mesin e muajit dhjetor dhe që nga ajo ditë grumbulloi 5 pikë në kampionat, ndërsa i siguroi klubit edhe kalimin në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë. Sa i përket zëvendësuesit të tij, me shumë gjasa në bankinë do të rikthehet Emiliano Çelja, i cili e njeh ambientin dhe gjithë lojtarët krutanë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos