Arena Kombëtare, zbulohen disa nga “yjet” që do të zbresin në 10 janar

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2019, 13:53 | Futboll
Arena Kombëtare, zbulohen disa nga “yjet” që do të

“Arena Kombëtare” ndez sërish dritat, kësaj radhe për bamirësi.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se në fushën e blertë të stadiumit të sapo përuruar do të zhvillohet një turne miqësor në datë 10 janar, ku  kanë konfirmuar praninë e tyre emra të njohur të futbollit botëror, ish-kampionë bote si italianët Giuanluca Zambrotta dhe Simone Perrotta, një nga protagonistët e Turqisë të Botërorit 2002, Hasan Sas, si dhe një nga “heronjtë” e Greqisë kampione të Europës në 2004, Giorgios Karagounis.

Turneu që do të shohë praninë e personazheve historikë të kombëtareve të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë organizohet nga Sindikata e Futbollit, me mbështetjen e FSHF-së, dhe të ardhurat e biletave do të shkojnë tërësisht në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos