Tottenham e mbyll me barazim vitin 2019

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2019, 20:25 | Futboll
Tottenham e mbyll me barazim vitin 2019

Tottenham nuk ia ka dalë të shkojë më shumë se barazimin në ndeshjen e fundit për vitin 2019. Ekipi i trajnerit Mourinho e mbylli 2-2 ndeshjen përballë modestëve të Norwich, të cilët aktualisht mbajnë vendin e fundit në tabelën e renditjes.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Mario Vrançiç në minutën e 18 të takimit. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të Norwich. Në pjesën e dytë Tottenham barazoi në minutën e 55 me një supërgol të Erikssen nga një goditje dënimi.

Pikërisht në këtë moment kur mendohej se do të ndodhte dhe kthimi i madh i ndeshjes vjen dhe goli i vendasve falë dhe një devijimi vendimtar të mbrojtësit Aurier. Në minutën e 83, Tottenham fitoi dhe një penallti e cila u shndërrua në gol nga Harry Kane.

Me këtë barazim, Tottenham renditet në vendin e 5 me 2 pikë larg nga zona e Champions League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos