Manchester City ndjen lodhjen e fundvitit, nuk ja del përballë “Ujqërve”

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2019, 22:45 | Futboll
Manchester City ndjen lodhjen e fundvitit, nuk ja del përballë

Manchester City nuk ka mundur të përballojë 80 minuta me një lojtarë më pak, duke u mposhtur 3-2 nga Wolves.

Portieri Ederson u ndëshkua me kartonin e kuq pas një ndërhyrje jashtë zone ndaj kundërshtarit në minutën e 12. Megjithatë, Sterling shënoi golin e parë me 11-metërsh për skuadrën e Guardiolas, ndërsa dyfishoi rezultatin me nisjen e pjesës së dytë.

Por me një lojtar më shumë në fushën e lojës, të zotët e shtëpisë besuan deri në fund në këtë takim dhe ia arritën të bëjë përmbysjen e madhe.

Traore ngushtoi diferencën në minutën e 55, Jimenez barazoi në të 82-n, ndërsa 2 minuta para fundit Doherty shënoi golin e fitores së madhe ndaj kampionëve në fuqi të Premier League.

Kjo fitore i jep mundësi Liverpoolit ta zgjerojë edhe më tej diferencën e madhe të pikëve që është krijuar me kampionët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos